Partia Socialiste mbyll fushatën në Bulqizë

826
Lefter Alla gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet vendore 2019-të. Foto: PS

Partia Socialiste mbyll sot në orën 18:00 fushatën elektorale në qytetin e Bulqizës. Një lajmërim i tillë është bërë në faqen zyrtare të kandidatit të Aleancës për Shqipërinë Europiane, Lefter Alla. Takimi përmbyllës do të mbahet në pedonalen e qytetit.

“Gjatë këtij muaji kemi zhvilluar dhjetëra takime në fshatra dhe lagje të ndryshme të qytetit duke shpalosur kështu programin elektoral për mandatin e parë në krye të Bashkisë së Bulqizës.” Shkruan Alla.

Për drejtimin e Bashkisë Bulqizë janë në garë Lefter Alla nga Partia Socialiste dhe Ilir Balla nga Bindja Demokratike. Ky i fundit nuk ka zhvilluar asnjë takim elektoral për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

https://www.facebook.com/2009107706056427/photos/a.2063938847239979/2086417208325476/?type=3&theater