Ora e Tokës do të ndodh sonte në ora 20:30, një ngjarje kjo gjatë së cilës e gjithë bota do të fikë elektricitetin për një orë për të treguar përkushtim ndaj ndryshimeve mjedisore.
Kjo ngjarje kishte filluar të praktikohej për herë të parë në Sidnei më 2007, ku më pas edhe 12 shtete të tjera i janë bashkuar kësaj lëvizje që prej atëherë.
Ndalja e elektricitetit bëhet për të kursyer energji dhe për të ruajtur mjedisin për shkak se pothuajse i gjithë elektriciteti në botë prodhohet duke gjeneruar dioksid karboni.
Si pjesë e Orës së Tokës, ndriçimet nëpër rrugët e botës do të lihen lëshuar për arsye të sigurisë. Hong Kongu njihet si vendi me ndotjen më të madhe nga prodhimi i elektricitetit për ndriçim, me qiellin e natës që është 12,000 herë më i ndritshëm sesa normalja.
Dhjetëra ndërtesa përreth botës do të fikin gjithë elektricitetin duke përfshirë Big Bengun, Kullën e Ajfelit dhe Shtëpinë e Operës në Sidnei për të ndihmuar në mbrojtjen e planetit.
Ideja e kësaj lëvizje është që të kursehet energji por edhe që njerëzit të vetëdijesohen më shumë rreth asaj se çfarë përdorin.
Kjo ngjarje është organizuar nga ‘World Wildlife Fund’ dhe të gjithë njerëzit inkurajohen që ta praktikojnë këtë ‘shkëputje nga elektriciteti’ nëpër shtëpitë e tyre.