Në Tiranë gratë festojnë 8 Marsin, por ja çfarë bëjnë shoqet e tyre në Bulqizë (Video)

393

Për ato është thjesht një ditë në kalendar si gjithë ditët e vitit.

Dhjetëra gra dhe nëna në Bulqizë edhe në këtë ditë i shihje teksa punonin në stoqet e kromit për të siguruar bukën e gojës.

Paradoksi ka qenë gjithmonë në qytetin e minatorëve ku edhe pse jetojnë në një nëntokë të pasur, familjet e Bulqizës janë të varfra. Edhe sot ato vijuan punën çka e dëshmojnë edhe këto pamje.

Gratë të cilat ishin duke mbledhur krom në stoqet rreth Bulqizës, nuk pranuan të flasin ndërsa jashtë kamerave u shprehen se ndihen inferiore në këtë ditë.

Në këtë ditë nuk veshën fustane të veçanta, nuk drekuan e nuk festuan ashtu si një pjesë e madhe bënë, por përveshën mëngët për të siguruar bukën e përditshme të gojës.

/Gazeta Express/