Ndërprerje e vazhdueshme të energjisë elektrike në Dibër, Bulqizë e Klos

1187
Matës të energjisë elektrike. Foto: Operatori i Sistemit të Shpërndarjes

Prej disa ditësh tashmë, zona e Dibrës, Bulqizës dhe Klosit kanë ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike.

Në lidhje me këtë situatë, banorët e zonës ankohen pranë Bulqizaime.al se po i’u digjen elektro-shtëpiaket. Ata gjithashtu kanë bërë thirrje që OSHEE duhet të marrë përsipër dëmshpërblimin për dëmet e shkaktuara nga ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike, që rezultojnë të ndodhin mbi 4-5 herë brenda një ore.

Nga OSHEE nuk ka sqarim publik për arsyet që çojnë në ndërprerjen e energjisë elektrike, pavarësisht se kjo situatë është e përsëritur edhe më parë.