Ndahet nga jeta në moshën 74-vjeçare arsimtari dhe inxhinieri, Zija Ndrukaj, i njohur për kontributin e tij për disa dekada në fushën e arsimit në zonën e Bulqizës.
Ndrukaj vuante nga një sëmundje e rëndë prej disa vitesh. Lajmi për ndarjen nga jeta u dha nga familjarët e tij.
Ndrukaj, me profesion inxhinier, ka dhënë mësim dhe ka drejtuar për disa vite shkollën profesionale të Minierës. Lindur në Zogaj të Shkodrës, ai i ka kushtuar jetën minierave dhe arsimit profesional.
Për katër dekada, Ndrukaj ka jetuar dhe punuar në Bulqizë për përgatitjen e teknikëve të rinj dhe në gjimnazin e qytetit.
Faleminderit për gjithçka që i dhe Bulqizës!