Mungesa e tregut, dibranët hedhin mollët

507

Fshatrat e Dibrës të njohur për prodhimin e mollëve, çdo sezon përballen me mungesën e tregut, çmimet e ulëta dhe kostot e pajustifikueshme te çmimit të mollës.

Për të disatin vit radhazi prodhimet bujqësore në Dibër kanë mbetur të pashitura ndërsa fermerët duket se nuk do të shmangin dot falimentimin.

Pavarësisht se çdo vit ata kanë ngritur shqetësimin për prodhimet që u mbeten stok, si pasojë e mungesës së tregut apo konkurencës në çmim, për prodhimet që futen nga Kosova e Maqedonia. Situata e tyre vijon të precipitojë.

Sipas fermereve Dibranë ata nuk kanë asnjë mundësi për ti shitur mollët, kështu që edhe interesi për t’i kultivuar mollët dhe qershitë është zero.

“Nuk ka treg shitje dhe shteti nuk na ka ndihmuar në këtë pjesë dhe në asnjë drejtim tjetër. Mollët dhe qershitë të cilat harxhojmë djers duke i kultivuar, vjelur dhe qëndrojmë me orë këtu në rrugë për t’i shitur, në fund i hedhim pasi nuk shiten” – shprehet njëri prej tyre.

/bulqizaime.al/