Mungesa e krahut të punës, biznesi në Dibër angazhon të mitur dhe pensionistë

2375
Liqeni i Dibrës së Madhe. Foto: Sami Curri

 Tanimë dy vitet e fundit në qytetin e Dibrës ndjehet një mungesë e madhe e punëtorëve edhe atë në shumë sfera. Migrimi masiv i të rinjve kryesisht drejt Gjermanisë, Italisë, Zvicrës, por edhe drejt SHBA-ve, i ka vendos në hall pronarët të bizneseve sidomos në sferën e sektorit të turizmit, shërbimeve, por edhe objekteve prodhuese. Më së shumti ky problem ndjehet në restorantet, kafeteritë, objektet hotelerike, butiqet, në sferën e bujqësisë, blegtorisë etj.

Kjo situatë ka detyruar pronarët e bizneseve të angazhojnë të ri minoren, pensionistë por edhe të angazhojnë dorë pune nga disa vendbanime rurale dhe urbane nga viset kufitare të Shqipërisë. Problemi në fjalë ndjehet edhe këtë verë. Nëse vizitohen kafeteritë e Dibrës, restorantet dhe bar klubet vërehet një prezencë e theksuar e të rinjve në moshat minorene. Angazhimi i tyre ka qenë i detyruar. thonë disa nga pronarët të objekteve shërbyese.

“Është shumë rëndë të gjeni të rinj kamerier, shankistë, kuzhinier, por edhe të rinj për t’i angazhuar në pastrim. Ne jemi të detyruar këtë mungesë ta zëvendësojmë me të rinj të moshave 15 deri në 17 vjet. Situatat të detyron meqë edhe biznesi pa punëtorë nuk mund të ekziston”, thotë një nga pronarët të kafeterive që gjenden në rrugën qendrore të Dibrës “8 shtatori”. Pronari i cili dëshiroi të mbetej anonim, potencon se kafeteria e tij nuk mund të funksionojë pa prezencën e kamerierëve në moshat minorene. Ai potencon se në kafeteritë qendrore të Dibrës ku ka një frekuencë të madhe sidomos të të rinjve janë të angazhuar edhe pensionistë. Është një numër më i vogël por që ndikon pozitivisht në mbarëvajtjen të procesit të punës.

Të rinj të moshave mbi 18 vjet nga muaji në muaj në Dibër ka shumë pak. Prandaj edhe prezenca e të rinjve minoren dhe pensionistëve është një nevojë e patjetërsueshëm, shton ai. Në restorantet ku këto ditë mbahen dasmat dibrane poashtu numri i të rinjve minoren është prezent kryesisht si kamerier.

Përveç minorenëve dhe pensionistëve nga Dibra por edhe nga fshatrat e Dibrës që janë angazhuar në objektet afariste, kohëve të fundit në këta objektet shërbyese janë angazhuar edhe të rinj nga viset rurale dhe urbane kufitare të Shqipërisë. Në disa nga kafeteritë dhe restorantet janë angazhuar të rinj nga Maqellara, Pocesti, Dovolani, Peshkopia, Bulqiza etj. Janë shtetas shqiptar të cilët punojnë në Dibër dhe pranojnë profitin material. Pronarët janë shumë të kënaqur nga angazhimi i tyre. Shtetasit shqiptar janë të angazhuar edhe në sektorin e ndërtimtarisë për shkak të mungesës së dorës së punës.

Po ashtu ata janë të angazhuar edhe në sferën e blegtorisë dhe bujqësisë. Disa nga pronarët që kanë biznese në sfera të ndryshme thonë se nëse vala e migrimit vazhdon në Dibër shumë shpejt biznesi lokal do të ketë probleme shumë të mëdha. Pa punëtorë biznesi nuk mund të jetoj thonë ata.