Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur kërkesën për shpronësim, për interes publik të pasurive të paluajtshme, në prona private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Rruga e ARBRIT”.
Subjekti kërkues i këtij projekti është ARRSH. Vlera totale paraprake e shpronësimit është rreth 1 milionë e 800 mijë lekë.
Më poshtë, janë listuar emrat e prekur nga ky vendim për shpronësim, të cilët do të kompesohen sipas vlerësimit paraprak të llogaritur, bazuar në VKM. Lista paraprake e pronarëve që do të përfitojnë nga ky fond kompesimi shkon në 48 persona, të cilët banojnë në qarkun Dibër.