Meta: Rama donte të merrte timonin i vetëm në vitin 2009, pse bëmë koalicion me PD (Video)

394

Gjatë hapjes së fushatës elektorale në Kamëz, ish kreu i LSI, Ilir Meta komentoi edhe koalicionin me PD në vitin 2009. Ilir Meta tha se atëherë lidershipi i PS donte të merrte timonin e qeverisë vetëm, ndërsa LSI bëri koalicionin me PD për stabilitetin e vendit.

“LSI ka qenë në koalicion në 2009 me PD se lidershipi i PS refuzoi koalicionin me LSI, se donte ta merrte timonin që atëherë i vetëm, por LSI e bëri koalicionin me PD për stabilitetin e vendit dhe gjatë atyre katër viteve ka dy ngjarje madhore që do mbeten përgjithmonë, liberalizimi i vizave dhe tjetra nga gazsjellësi TAP, një nga veprat më të mëdha për të ardhmen e Shqipërisë. A ka qenë LSI në koalicion me PS?

I ka vënë vetëm një kusht, kur ka prishur kontratën ne menyre te rregullt me PD, të votonte 3 ligjet për integrimin evropian që i kishte bllokuar para zgjedhjeve të vitit 2013 dhe asnjë tjetër. ne kemi qenë ehe në koalciion me PD edhe me PS, por si garanci e stabilitetit të vendit, të qeverisjes.

Po cfarë kërkon LSI tani?

Po, LSI as në 2009 as në 2013 nuk ka pasur drejtimin e qeverisë ndaj kërkon të jetë forcë e parë që të ketë drejtimin e qeverisë që të forcojë stabilitetin e vendit dhe të cojë përpara reformat, në mënyrë që qeveria të jetë shembulli i transparencës, që pasuritë natyrore të vendit të mos jepen fshehurazi dhe në mënyrë të dëmshme për interesat madhore të vendit”, tha Meta.