Mbahet gara e peshkimit “Carp Cup Dibra”

799
Peshku krap në liqenin e Dibrës. Foto: Sami Curri

Peshkatarë sportiv nga e gjithë Maqedonia e Veriut, ju bashkuan “Carp Cup Dibra”, një garë peshkimi për llojin krap. Kjo garë zhvillohet në liqenin e Dibrës ku marrin pjesë 24 ekipe dhe zgjat për 52 orë.

Peshku krap me peshën më të madhe në këtë garë, prej 9 kg e 780 gram u kap në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Tre vendet e para do të marrin çmime simbolike financiare, ndërsa një çmim është i rezervuar edhe për garuesin që kap peshkun më të madh.

Garuesit shumë pak e marrin peshkun e kapur, pas peshimit nga gjyqtarët e garës, lëshohet sërish në liqen. Shoqata Sportive e Peshkatarëve “Trofta” në Dibër, që është edhe organizatore e këtij aktiviteti, synon që në të ardhmen kjo garë të jetë ndërkombëtare.