Mat, vritet me armë 60 vjeçari për hakmarrje

534

Një vrasje me armë ka ndodhur në një fshat të Matit. Mësohet se 60 vjeçari Hajredin Lleshi nga fshati Rukaj është qëlluar me breshëri automatiku. Dyshohet se vrasja ka ndodhur për hakmarrje, pasi disa kohë më parë kanë vrarë edhe vëllain e viktimës.

NJOFTIMI I POLICISË

Në sallën operative të Komisariatit të Policisë Mat, ka telefonuar një djalë dhe ka thënë se në fshatin Rukaj, persona të pa njohur me një automjet,  më kanë vrarë babain.

Menjëherë janë nisur forca të shumta policie në drejtim të fshatit Rukaj, për verifikimin e telefonatës ku ka rezultuar se:

Persona të panjohur  duke përfituar edhe nga errësira,  në oborr  të banesës  kanë vrarë me armë zjarri shtetasin H.Ll, rreth 60 vjeç dhe janë larguar me shpejtësi me një automjet ende të paidentifikuar.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po krehet zona për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë ngjarje.

Paraprakisht dyshohet se vrasja është kryer për hasmëri.