MAT/ Dhunoi bashkëshorten, prangoset 31-vjeçari

417

Policia e Matit ka arrestuar një 31-vjeçar, pasi ka thyer Urdhërin e Mbrojties, lëshuar nga Gjykata,  kanos dhe ushtron dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga Policia e Matit  u bë arrestimi  në flagrancë i shtetasit, Ermal  M , 31 vjeç,  banues në Ulëz Mat.

Arrestimi i tij u bë pasi, në banesën e tyre, për motive të dobëta  ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, ndaj bashkëshortes së tij shtetases S.F, 24 vjeçe, e  cila ka qenë  e paisur me Urdhër Mbrojtie që nga data 10.08.2016, e lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat  për veprën  penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni  130/a, i Kodit Penal.
/bulqizaime.al/