Mat / AKU bllokon 979 litra pije alkoolike, kishte mangësi në etiketim dhe nuk disponohej sistemi i gjurmueshmërisë

858
Nga kontrolli i ushtruar nga Drejtoria Rajonale e AKU Dibër në subjektin “Sanije Neziri” me aktivitet bar-restorant në Mat. Foto: AKU

Drejtoria Rajonale e AKU Dibër nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Sanije Neziri” me aktivitet bar-restorant në Mat, u konstatuan 574 shishe vere 700 ml dhe 577 litra raki të cilat kishin mangësi në etiketim, si dhe subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë për produktet që tregtonte.

“Nisur nga gjetjet e kontrollit të kryer, inspektorët e AKU-së morën mostra për produktet e rakisë dhe verës me qëllim kryerje e analizave laboratorike në lidhje me përshtatshmërinë e tyre për konsum human.” thuhet në njoftimin e AKU shpërndarë për mediat.

Për shkeljet e konstatuara AKU njofton se vendosi  gjobë me vlerë 100.000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, gjobë me vlerë 50.000 lekë për mangësi në etiketimin e produktit, bllokim i produktit në sasinë prej 577 litra raki dhe 574 shishe vere 700 ml, deri në daljen e përgjigjeve të analizave zyrtare si dhe bllokim i magazinës ku ishin vendosur këto produkte.

Nga kontrolli i ushtruar nga Drejtoria Rajonale e AKU Dibër në subjektin “Sanije Neziri” me aktivitet bar-restorant në Mat. Foto: AKU