Kryeministri Edi Rama deklaroi në “Top Story” se në zgjedhjet e 2017, koalicioni i ri do të ketë 3 bashkëkryetarë, që janë Rama-Meta-Idrizi.
I pyetur për këtë deklaratë të Kryeministri, Ilir Meta tha nga studio e emisionit ‘Të Paekspozuarit’ në Neës24 se kjo është diçka pozitive. Por, analisti Fatos Lubonja theksoi se shtimi i PDIU të Shpëtim Idrizit është minus për LSI-në.
Kurse analisti Andi Bushati ka ironizuar me partinë e Idrizit duke thënë se është një parti që zbulon edhe çamë në Dibër.
Ylli Rakipi: Çfarë mendoni për deklaratën e Ramës?
Meta: Kjo është gjë pozitive.
Lubonja: Kjo është pak negative për z.Meta sepse pushteti i tij po pakësohet. Nëse do t’i hyjmë debatit se çfarë është partia e Idrizit…
Bushati: Është parti që zbulon çamë në Dibër.