N/Kryetari i LSI-së Luan Rama reagoi sot ndaj deklaratave të Bashës dhe Ramës për subvencionet e bujqësisë të cilët fajësuar ministrin e LSI-së, Edmond Panariti. Ne s’kemi frikë nga sulmet e kryetarit të Rilindjes dhe zëdhënësit e shërbëtorit të tij, Lul Basha, deklaroi ai nga selia e LSI-së.
Më tej, Luan Rama iu përgjigj veçmas Ramës i cili çdo ditë ka deklaruar se duhet të luftojmë metastazat e kancerit në qeverisje. “Çdo qytetar e di se kush është koka e së keqes”, tha Luan Rama dhe shtoi se populli do të godasë pikërisht ty si shkaktar i kancerit në qeveri dhe politikë.
Deklarata e plotë e Luan Ramës
Ai mbrëmë dhe ai tjetri sot kanë sulmuar Ministrinë e Bujqësisë që drejtohet nga LSI për dështimin, për mosfunksionim e skemës së subvencioneve në bujqësi. Ne kemi qenë transparent, dimë të shohim me realizim defektet tona dhe të kërkojmë ndjesë për atë që s’kemi bërë mirë.
Dua të nënvizoj faktin se edhe Edi edhe Luli edhe cilido tjetër që ka përgjegjësi për politikat bujqësore e di mirë që politikat bujqësore nuk kanë të një ministrie por janë shtetërore. Ministria është përgjegjëse për implementimin e saj. Ndaj përgjegjësia e drejpërdrejt është e qeverisë për faktin e uljes së subvencioneve në bujqësi. Është fakt se qeveria ka dhënë në 2017 vetëm 13 milionë euro, ndërkohë që subvencioni në Kosovë është në 64 mln dhe në Maqedoni 170 mln euro.
Duke fajësuar Ministrinë e Bujqësisë, kryetari i opozitës dëshmon se është një shërbëtor i verbër i qeverisë.
Ne nuk kemi frikë nga Kryetari i Rilindjes dhe zëdhënësi i tij Luli. Nuk i trembemi sepse votuesit e LSI do ti japin kësaj dysheje të këndshme vendin e merituar më 25 qershor..
LSI si forcë qeverisëse në 4 vitet e ardhshme do të heqë taksat mbi bujqësinë, TVSH mbi farat dhe kimikatet. LSI do të 5-fishojë subvencionin për bujqësinë. Do hapë 15 mijë vende në agro-përpunim dhe 10 mijë të tjera në prodhim bujqësor. Ne jemi parti e ofertës të tjerët të vazhdojnë me fjalët.
E fundit. Meqënëse kryetarin e Rilindjes e ka zënë metastaza e kancerit dua t’ia bëj të qartë se metastaza e kancerit duhet goditur në kokë dhe qytetarët e dinë se kush është metastaza e qeverisë dhe konflikteve në politikën e errësirës.