LSI në sulm, Monika Kryemadhi kundër ligjit në arsimin e lartë

375

Deputetja e LSI, Monika Kryemadhi, e ka vazhduar më tej debatin e hapur mes dy partive kryesore të koalicionit qeverisës duke prekur temën e e shumëdebatuar të arsimit, Maturën Shtetëore.

Kryemadhi bashkë me Zv.ministren e Arsimit Nora Malaj, zgjedhur nga LSI-ja, u takua me maturantët e Lezhës, ku pranoi hapur se se miratimi i Ligjit për Arsimin e Lartë ishte një kompromis politik i gabuar i forcës politike që ajo përfaqëson, duke shtuar se gjithçka ndodhi për hir të koalicionit.

Kryemadhi shtoi se ky ligj ka cënuar sistemin arsimor në Shqipëri, duke iu vrarë shpresën shumë të rinjve, që edhe pse kishin nota mesatare shumë të mira nuk iu dha e drejta për të ndjekur arsimin e lartë.

Kryemadhi nënvizoi rëndësinë që ka matura shtetërore për gjimnazistët pasi gabimet në procesin e Maturës Shtetërore cenojnë të ardhmen e të rinjve. “Unë urojë që matura shtetërore e këtij viti të jetë ajo çka ne presim të jetë sepse po cenove ëndrrat edhe shpresat e një maturanti, të një të riu, për të ardhmen, ke cenuar shpresat dhe të ardhmet e një vendi. Ju asnjëherë nuk duhet të bëni kompromis përsa i përket dijeve tuaja. Besoj tek forca, te besimi dhe tek vullneti dhe tek dëshira e juaj për ta ndryshuar këtë gjë”,- u shpreh deputetja e LSI-së përpara gjimnazistëve të Lezhës.

Lidhur me Maturën Shtetërore diskutoi edhe zëvendësministrja e Arsimit dhe e Sportit, Nora Malaj e cila u shpreh se Ministria e Arsimit po punon për Maturën Shtetërore dhe për përmirësimin e problematikave që lindën një vit për parë. “Ne jemi në fazën ku Ministria e Arsimit që po punon fort që gabimet e vjetshme dhe problematikat e vjetrat të cilat u mbarëtn vjet në kuadër të mos transparencës së plotë në kohë të maturës, në kuadër të mos informimit të plotë të maturantëve, në kuadër të fazave që do të kalonte për mbylljen e ciklit të parë që quhet provimet e maturës shtetërore. Për të vazhduar me fazën e dytë, që është faza për hyrjen në konkurrim dhe për mënyrën se si do të operohet në konkurrim, sivjet të jenë në kohë dhe unë jam e bindur që nga bashkëbisedimi që do të bëjmë sëbashku tashmë ju keni marrë gjithë informacionin e duhur”,- u shpreh zëvendësministrja e Arsimit.

Përpara të rinjve foli edhe Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi e cila theksoi mbështetjen që i jep forumi rinor i LSI-së maturantëve duke shprehur solidaritetin me ta deri në zgjedhjen përfundimtare të problematikave që mund të hasen me procesin e Maturës Shtetërore.

“Ne duhet të jemi bashkë për një qëllim. Qëllimi është për një maturë transparence, për një maturë gjithëpërfshirëse, për një maturë e cila ofron shanse të barabarta për të gjithë ju. Ne si LRI kemi si mision që të qëndrojmë pranë të rinjve. Kemi punuar fort për një maturë shtetërore që të ofrojë shanse të barabarta për të gjithë ju, të jetë gjithëpërfshirëse, por edhe t’ju bej ju që të shkoni në shkollat që ju meritoni dhe që ju doni që të shkoni, dhe jo në shkollat që të çon sistemi apo të çon skema e sistemit arsimor.

Jam shumë këmbëngulëse që një herë e përgjithmonë sistemi arsimor të rregullohet dhe ne si LRI, ju japin fjalën, kështu siç jemi këtu sot, me propozimet që ju do të na jepni, do të vazhdojmë, do të këmbëngulim, do të rrimë natë e ditë pranë Ministrisë së Arsimit që Ministria e Arsimit, çdo propozim, çdo sugjerim tuajin, çdo shqetësim që ju keni të gjej zgjidhje dhe jo të gjej justifikime, nuk ka më kohë për justifikime.

Ne të rinjtë nuk mund të presim më për justifikime, nuk mund të presim më sepse këtu është jeta jonë këtu është jeta juaj. Ne kemi nevojë për vizionin tuaj, kemi nevojë për këmbënguljen tuaj dhe kemi nevojë që çdo ditë të ulemi, të punojmë dhe të mendojmë, çfarë kemi bërë, çfarë s’është bërë dhe çfarë do të bëjmë. Dhe ju pretoj se si LRI do t’i qëndrojmë të gjitha propozimeve. Do t’i shkojmë deri në fund sepse realisht ne po punojmë për shanse të barabarta dhe për shanse për të gjithë ju”,- tha Kryetarja e LRI-së Floida Kërpaçi.