Pas shumë vitesh largimi, Drilon Voci u rikthye për të ndërtuar një pikë grumbullimi të bimëve mjekësore dhe aromatike në tokat e familjes në Vajkal. Sot, kjo kompani është thuajse e vetmja që mbledh dhe përpunon bimë mjekësore dhe aromatike në të gjithë qarkun e Dibrës, si dhe në disa fshatra të Tiranës.
Për shumë familje në fshatrat e qarkut të Dibrës, mbledhja dhe përpunimi i bimëve mjekësore është burimi i vetëm të ardhurash.
Kjo video u krijua si pjesë e programit “Rrugë Alternative”, mbështetur nga British Council Albania dhe financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.