Gjykata në Colmar të Francës ka vendosur që ta lirojë ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Gjykata në Colmar ka refuzuar kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinjat.
Mbi të rëndonin akuzat e autoriteteve të Serbisë për, siç thuhet, krime lufte të kryera në periudhën e viteve 1998-1999.
Në gjykatë ishin shkuar zyrtarë të vendit, ndërkohë që jasht saj ishin mbledhur një numër i madh i qytetarëve, të cilët prisnin vendimin për Haradinajn.
Kreu i AAK-së u ndalua në aeroportin e Bazelit në janar të këtij vitit, nga autoritetet franceze në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia për, siç thuhet, krime lufte në Kosovë.
/bulqizaime.al/