Ligji i ri, Nikolla: Autoritetet e Politikës do të jenë gjithnjë e më larg sportit

280
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, gjate nje konference te perbashket shtypi, me ministrin grek te Edukimit dhe Ceshtjeve Fetare, Andreas Loverdos, i cili ndodhet per nje vizite zyrtare ne Tirane./r/n/r/nLindita Nikolla, Minister of Education and Sports, during a meeting with Andreas Loverdos, Minister for Education and Religious Affairs.

Komisioni parlamentar ka miratuar projekt-ligjin për sportin. Ligji pritet të kalojë për votim në kuvend. Ministrja e Arsimit dhe Sportiti Lindita Nikolla u shpreh ndër të tjera se ky ligj i ndalon politikës të ndërhyjë në sport, ndërkohë që deputeti i PS Fidel Ylli e quajti mjaft të ulët buxhetin vjetor për sportin.

Ligji i për sportin ka qënë një ndër pikat më të diskutura në vitet e fundit. Ministria e Arsimit dhe Sportit pas disktuimeve me grupet e interesit dhe duke u konsultuar edhe me ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë ka paraqitur projekt-ligjin në komisionin parlamentar. Ministra Nikolla u shpreh se në këtë ligj të ri politika nuk do të ketë më të drejtën të ndërhyjë në sport.

Nikolla: Autoritetet e Politikës do të jenë gjithnjë e më larg sportit. Kjo ishte një çështje vullneti i shprehur i kësaj qeverie, por nuk mund të mbetej thjesht një vullnet duke adresuar përmes ligjeve konkrete për tu zbatuar gjë që ligji i ri për sportin e mundëson duke i dhënë zero mundësi politikës që të vendosi diktatin e saj.

Megjithatë nuk munguan diskutimet ku deputeti i PS Fidel Ylli theksoi se është e paimagjinueshme që qeveria t’i kalojë 1 milion euro kombëtares së futbollit për kualfikimin në Europian, ndërsa buxheti vjetor për të gjitha federatat të jetë vetëm 900 mijë euro.

Fidel Ylli:  Kjo qeveri paska para, 1 mln euro për ti dhënë ekipit kombëtar se na nderoi me kualifikimin. Po i gjithë buxhetet e federatave janë 900 mijë euro. Unë nuk mund të pranoj që del ministria e Financave dhe thotë ne marrim 12 mln euro nga kompanitë e basteve dhe sportit i jeo 0.04 %.