Trajneri Carlo Ancelotti merr një lajm të keq nga infermieria. Në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Arsenalit, portieri i bavarezëve, Manuel Neuer, raportohet se ka probleme me këmbën e djathtë.
Lajmi vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila dje në mbrëmje publikoi dy foto të 30-vjeçarit, teksa stërvitej në rërë pikërisht për të mos rënduar këmbën.
“Topçinjtë” do të provojnë të përmbysin humbjen 5-1 të ndeshjes së parë.