Kur fillon Ramazani 2017?

1247

Ramazani është muaji i nëntë i Kalendarit Islam. Muaji zgjatë 29 ose 30 ditë bazuar në vëzhgimet pamore të hënës së re dhe sipas llogarive të shumëta të hartuara në hadithe.

Ai është muaji i agjërimit, që do të thotë shmangia e ushqimit dhe lëngjeve, mardhënieve seksuale, fjalëve dhe sjelljeve të këqija dhe gjërave të tjera të ndaluara në Islam. Agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe zgjatë nga agimi deri në perëndimin e diellit.

Në fund të ramazanit vjen Fitër Bajrami, apo festa e prishjes së agjërimit.

Agjërimi gjatë ramazanit është një nga detyrimet fetare të myslimanëve të përcaktuara në Kuran.

Sivjet Muaji i Ramazanit sipas kalendarit pritet të fillojë më 26 Maj dhe të përfundojë në 24 Qershor.

Pra data 25 Qershor do të jetë dita e festës së Fiter Bajramit.

/bulqizaime.al/