Kur blihen 10 policë, sa tonelata me komisionerë mund të blihen?!

439

Test me policë.

10 policë të ndaluar për bashkëpunim me trafikun e lëndëve narkotike që kalojnë në Durrës! Kështu thotë ekrani i televizionit tim që sapo nxorra nga frigoriferi ku e kam futur prej muajsh!

Nuk u besoj as veshëve edhe as syve!

A e mendoni pak se çfarë do të thotë ky lajm?! A mendoni se sa tonelata me anëtarë komisionesh zgjedhore mund të blihen kështu?! Sa gjyhnaqarë blihen kështu për t’a hedhur votën e tyre në kutinë që u thuhet apo edhe në WC?!

Ore, mos jam në ëndërr unë! Ore, mos prodhon lajme kot më kot sipas qefit ky televizori im rrakazhdraq i saponxjerrë nga akulli?! Ore, e ka dhënë këtë lajm edhe televizori juaj apo ja fus kot unë?!

Çfarë trishtimiiiiiii !