Një banesë e vjetër është transformuar në një bujtinë mikpritëse, falë përkushtimit të banorëve të saj. Investimi është bërë krejtësisht nga vetë familja.
Të angazhuar më parë në profesione të ndryshme, sot ata ndajnë kënaqësinë që u sjell puna me turistët. Theksojnë se të rinjtë mund të ndërtojnë një jetë të qëndrueshme në vendlindjen e tyre, pa qenë të detyruar të emigrojnë.
Bujtina e njohur si “Kulla e Moçme” ndodhet në fshatin Fshat, Klos, poshtë rrugës së Arbrit. Ndërtuar me teknikat tradicionale të brezave të drurit dhe gurit, me çati të mbuluar me tjegulla dhe mure guri të ndërthurura me kashtë e baltë, kulla përfaqëson arkitekturën tipike të zonës jugore të lumit Mat. Frëngjitë e shumta, trarët e lashtë dhe kthinat e shumëfishta që të ngjisin e të zbresin nëpër dhoma të japin ndjesinë e një udhëtimi në kohë. Pamja drejt luginës së lumit Mat ofron një përvojë unike të natyrës dhe qetësisë.
Kjo video u krijua si pjesë e programit “Rrugë Alternative”, mbështetur nga British Council Albania dhe financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.