Një ngjarje e rëndë ka tranditur qytetin e Krastës mëngjesin e kësaj të mërkure, ku pas një konflikti në lokal një 27 vjeçar me inicialet J. K ka plagosur një fëmijë 6 vjeç.
Sipas Policisë së Shtetit, bëhet me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:15, pas një konflikti që kishte pasur në lokal me personat H. Rr. dhe Sh. P.
27-vjeçari J. K pas konfliktit në lokal është larguar, duke marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në drejtim të banesës, në pronësi të H. Rr.
Për pasojë nga breshëria e kallashnikovit ka mbetur i plagosur një fëmijë, që është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia ka vënë në pranga 27 vjeçarin J. K si autorin e ngjarjes, banues në Krastë gjithashtu është bërë edhe sekuestrimi i armës së krimit.
/bulqizaime.al/