KQZ akrediton vëzhguesit për zgjedhjet

438

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, miratoi akreditimin e një numri vëzhguesish, vendas dhe të huaj.

Ata do të monitorojnë nga afër procesin zgjedhor të 25 qershorit, ditën e zgjedhjeve si edhe pas tij.

Komisioni miratoi kërkesat e ardhura nga selitë diplomatike në Tiranë dhe që kanë shprehur interes për të ndjekur nga afër procesin, sidomos ditën e zgjedhjeve.

Më tej, KQZ miratoi edhe kërkesat për akreditim nga institucione të medias, që gjithashtu do të pasqyrojnë në kohë reale, gjithë zhvillimet që lidhen me zgjedhjet parlamentare.

Më poshtë vijon lista e trupave vëzhguese, të akredituara sot nga KQZ:

– Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH) -10 gazetarë dhe fotoreporterë

– Televizioni “Ora News” – 70 gazetarë dhe operatorë

– Shoqata “Qendra për Transparencë” – 354 vëzhgues afatgjatë

– Asambleja Parlamentare e OSBE-së – 49 vëzhgues afatshkurtër

– Ambasada Hollandeze 2 vëzhgues afatshkurtër dhe 2 përkthyes

– Ambasada e Shtetit të Izraelit – 2 vëzhgues afatshkurtër dhe 1 përkthyes

– Këshilli i Europës 1 vëzhgues afatshkurtër dhe 1 përkthyes

– Ambasada e Republikës së Maqedonisë – 2 vëzhgues afatshkurtër

– Ambasada e Republikës Franceze – 1 vëzhgues afatshkurtër dhe 2 përkthyes

– Ambasada Greke – 14 vëzhgues afatshkurtër