Kosova pëson humbjen e katërt radhazi

414

Kosova ka pësuar humbjen e katërt me radhë në kualifikueset për botërorin “Rusia 2018”
Kosova ka pësuar humbje 1:2 nga Islanda në “Loro Boriçi”, që ishte humbja e katërt me radhë kualifikueset për botërorin “Rusia 2018”.

Djelmoshat e Kombëtares e nisën mirë ndeshjen duke sulmuar në vazhdimësi portën e mysafirëve madje ishin afër golit të epërsisë përmes Valon Berishës që goditi shtyllën.

Menjëherë në këtë rast, mysafirët arritën të gjejnë golin e epërsisë 0:1, ishte minuta e 25’të, derisa 10 minuta më vonë shënoi nga penalltia Gylfi Sigurdsson për 0:2.

Pjesën e dytë Kosova e nisi furishëm dhe krejt çka arriti deri në fund të ndeshjes ishte vetëm goli i nderit që e shënoi sulmuesi Atdhe Nuhiu në minutën e 52’të.

Deri në fund, Kosova u mundua që të gjejë golin e barazimit me të gjitha forcat, duke inkuadruar në lojë Avdijajn, Celinën dhe Bernard Berishan, por rezultati mbeti 1:2.

Pas kësaj humbje, Kosova mbetet në pozitën e fundit me vetëm një pikë, derisa Islanda rrëmben pozitën e dytë me 10 pikë të grumbulluara.