I ashtuquajturi Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike, bëjnë me dije se do të jenë pjesë e zgjedhjeve të pjesshme vendore për 6 bashki që pritet të mbahen në muajin mars.
Përmes një deklarate për mediat, i ashtuquajturi Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, bën me dije se vendosi hapjen e procesit të primareve brenda PD për përzgjedhjen e kandidaturave më të mira për secilën nga bashkitë në garë.
“Nga sot, në të gjitha bashkitë ku do të hapet gara Partia Demokratike fillon punën për evidentimin e kandidatëve. Procesi i përzgjedhjes do të finalizohet më datë 30 Janar 2022 sipas parimit “te Primareve”. Në përputhje me statutin e PDSH neni 12 dhe 38 kandidatet mund te evidentohen: me vetëpropozim; propozim nga anëtarësia; propozim nga organet qendrore të PDSH”, sqarohet në njoftimin e shpërndarë për mediat.
Në njoftim, theksohet se afati për paraqitjen e kandidaturave është data 24 Janar 2022 ora 24.00.
Data e mundshme për zgjedhjet e pjesshme vendore është 27 shkurti, ose 6 marsi 2022.
Kështu deklaroi Ilir Meta për mediat pas konsultimeve me kreun e grupit të PS-së, Taulant Balla për këto zgjedhje.
Zgjedhje pritet të ketë në 6 bashki: Vorë, Dibër, Shkodër, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Durrës. Këto bashki aktualisht drejtohen nga kryetarë të emëruar dhe jo të zgjedhur nga qytetarët.