KKT miraton disa leje ndërtimi për HEC-e në Dibër dhe rrugët lidhëse me Skavicën

2022
Rrjedha e lumit Drini i Zi, aty ku është projektuar ndërtimi i HEC Skavicës. Foto: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT) kanë kaluar edhe një sërë lejesh të lidhura me energjinë në qarkun e Dibrës. Në mbledhjen e datës 26 prill, me rëndësi ishte edhe vendimi dhënë Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, për ndërtimin e rrugëve të aksesit që do të përdoren për ndërtimin e HEC-it të Skavicës.

KKT gjithashtu ka miratuar 5 leje ndërtimi për hidrocentrale në zonën e Dibrës, ndërkohë që ka shtyrë afatin për përfundimin e punimeve edhe për tre leje të tjera HEC-esh.

Konkretisht më poshtë të gjitha vendimet e KKT lidhur me qarkun Dibër:

  • Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Ndërtimi i rrugëve të aksesit për Hidrocentralin e Skavicës”, me vendndodhje në Bashkinë Kukës dhe Dibër, me subjekt zhvillues Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) sh.a.
  • Leje Ndërtimi për objektet: “Ndërtimi i Hec Dohoshisht, në pellgun ujëmbledhës të përroit të Peshkopisë, pranë fshatit Dohoshisht, Bashkia Dibër, Qarku Dibër”, me zhvillues shoqërinë “General Green Energy”sh.p.k.
  • Leje Ndërtimi për objektet: “Ndërtimi i Hec Dohoshisht 1, në pellgun ujëmbledhës të përroit të Peshkopisë, pranë fshatit Dohoshisht, Bashkia Dibër, qarku Dibër”, me zhvillues shoqërinë “Hidro Zone Energy”sh.p.k..
  • Leje Ndërtimi për objektet: “Ndërtimi i Hec “Dohoshisht 2 dhe 3”, në pellgun ujëmbledhës të përroit të Peshkopisë, pranë fshatit Dohoshisht, Bashkia Dibër, qarku Dibër”, me zhvillues shoqërinë “Hidro One Energy”sh.p.k..
  • Për shtyrjen e afatit të Lejes së Ndërtimit për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, Hec Veleshica 1 dhe Veleshica 2, në lumin e Veleshicës degë e lumit Drini i Zi, Bashkia Dibër dhe Bashkia Kukës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kalisi Hydropoëer” sh.p.k.
  • Për shtyrjen e afatit të Lejes së Ndërtimit për objektin: “Ndërtimi i Hidrocentraleve “Shutri 1” dhe “Shutri 2”, në pellgun ujëmbledhës të lumit të Shutrisë si dhe burimet ujore të Shutrejës deri në derdhje në lumin e Urakës, Bashkia Mat”, me zhvillues shoqërinë “Ateani Energy” sh.p.k.

Kliko këtu për të lexuar të gjitha vendimet e marra nga KKT në mbledhjen e datës 26 prill 2022.