Këtë të premte, PD Bulqizë sërish në çadër

402
Dega e PD-s në Bulqizë do të jetë sërish këtë të premte e stacionuar në protestën që po zhvillohet përpara Kryeministrisë.
Burime të bulqizaime.al bëjnë me dije se nisja nga Bulqiza për në Tiranë do bëhet rreth orës 16:00.
Protestuesit e opozitës nga Bulqiza do të qendrojnë deri ditën e shtunë në mengjes. Ky organizim vjen pas qëndrimit të kreut të PD-s Basha për vijimin e protestës, pak ditë më parë në takimin me krerët e degëve në të gjithë vendin.
Përmes një njoftimi për shtyp, ditën e djeshme, grupi opozitar bëri të ditur se, do të krijojë kuvendet qytetare dhe në krye të këtyre kuvendeve janë zgjedhur përfaqësuesit më të spikatur të komuniteteve, për të garantuar një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm.