Keta, në gusht zhvillon ndeshjen e radhës, këtë herë në Dibër të Madhe

689
Në foto: Ruzhdi Lata dhe Gjetan Keta

Ndeshja e radhës e Gjetan Ketës do të zhvillohet në muajin gusht të 2018-s në Dibër të Madhe. Një lajm i tillë u konfirmua gjatë takimit që ky i fundit zhvilloi me kryetarin e komunës së Dibrës Z. Ruzhdi Lata.

Kampioni i Europës në peshat e mesme, Gjetan Keta do të zhvilloj të parën ndeshje të një niveli të tillë në Dibër të Madhe.

Kjo ide u mirëprit nga kryetari Lata, i cili u tregua i gatshëm që të merr përsipër obligimet e tij si kryetar komune që kjo ide të realizohet.

Në takimin mes Latës dhe Ketës, në ambientet e komunës së Dibrës, u ra dakord që ndeshja të zhvillohet në muajin gusht në sallën e sporteve “Dibra”.