Kapen 200 kg drogë në Mat, Çako paralajmëron shkarkime në polici

353

Policia e Matit ka sekuestruar 200 kg drogë në një tunel në Mat.

Mësohet se droga është gjetur në një tunel në fshatin Rreth-Bazë.

Sakaq, raportohet se hetues të prokurorisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe se kanë nisur hetimet.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako pas këtij operacioni njoftoi për një deklaratë për mediat. Burime nga policia pohojnë se priten shkarkime në radhët e policisë.

NJOFTIMI I POLICISE

Sekuestrohen nga Policia rreth 200 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. Strukturat e Komisariatit të Policisë Mat, bazuar në Planin e Veprimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, “Mbi masat që duhen marrë për evidentimin dhe goditjen e fenomenit të sigurimit të farave për kultivimin e bimëve narkotike, në sera , tunele, dhe ambiente të tjera” kanë organizuar grupe kontrolli për këtë qëllim.

Në kuadër të këtyre kontrolleve gjatë ditës së sotme, në njësinë Administrative Baz, në afërsi të lagjes Daci, nga policia gjatë kontrollit në një tunel, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Rreth 200 kg lëndë narkotike, e futur nëpër thasë.

Lënda narkotike është gjetur rreth 25 metra në brendësi të tunelit.