Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook ka reaguar direkt pas akuzave të LSI për kanabizimin e vendit, ku Luan Rama akuzoi Policinë e Shtetit se merret me spektakle dhe jo me problemin e vërtetë.
Ndërkohë që LSI deklaroi se vendi është kanabizuar, Rama në Facebook shkruan se raporti i DASH provon se sa shumë është bërë në luftën kundër kanabisit.
“Raporti i Departamentit të Shtetit provon sa shumë është bërë në luftën kundër kanabisit. Shumë mbetet për t’u bërë dhe do të bëhet se s’bën”, -shkruan Rama.
Vetëm pak minuta më parë kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Luan Rama tha se ky raport konfirmon edhe njëherë faktin e rëndë që Shqipëria vazhdon të mbetet një burim i rëndësishëm i marijuanës dhe hashashit, duke i bërë thirrje policisë të reagojë për këtë situatë sipas tij alarmante.