Javën e ardhshme duket se përpjekjet e faktorit ndërkombëtar do të jenë intensive për arritjen e marrëveshjes mes mazhorancës dhe opozitës.
Përveç ministrit të Jashtëm të Gjermanisë i cili viziton Tiranën të hënën, pritet që në Shqipëri të mbërrijë edhe kreun i komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAllister.
McAllister i përket partisë së Angela Merkel dhe vizita e tij pritet që të ndihmojë palët për arritjen e një kompromisi shkruan Dita. Konfirmimi për vizitën e kreut të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, vjen vetëm pak ditë pas takimit me kryetaren e Komisionit të Integrimit Majlinda Bregu në Bruksel.
Vetë Bregu ka shmangur komentet për takimet në Bruksel, por mesa duket ndërhyrja e ndërkombëtarëve ka qenë në qendër të vizitës në Bruksel.