Ja strategjia e opozitës për protestën

334

Pas vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mblodhi grupin parlamentar. Kjo mbledhje ka si qëllim analizën e protestës dhe strategjinë që do të ndiqet në vazhdim.

Burime nga brenda mbledhjes, bëjnë me dije se Basha u ka kërkuar deputetëve dhe anëtarëve të Kryesisë që përveç qëndresës në çadër, të zhvillojnë edhe takime në bazë.

Pas kthimit nga Uashingtoni, Basha nga çadra e lirisë përcolli tre mesazhe. Ai u shpreh i bindur se ka mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë për kauzën e tij, ndërsa nënvizoi se zgjedhje me Ramën nuk do të ketë.

“Mesazhi i parë nga vizita në SHBA është përgëzimi për qytetarët shqiptarë, për këtë qëndresë të jashtëzakonshme, për këtë kauzë të madhe që i ndan kombet e civilizuara nga ato të pacivilizuara. Mesazhi i dytë janë falenderimet për qëndresën tuaj. Mesazhi i tretë është ai i mbështetjes totale të miqve tanë. Morëm mbështetjen e gjithanshme të PD nga ekipi fitues i presidentit Trump”, ka thënë Basha.