Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin per percaktimin e renditjes se partive ne fleten e votimit. Pas hedhjes se shortit PS u rendit e 15-ta ne fleten e votimit, ndersa LSI e 14.
Pasi ka përfunduar miratimin e listave të kandidatëve për deputetë të partive që janë regjistruar për të hyrë në zgjedhje, vendimi i sotëm e bën pa kthim procesin zgjedhor më 18 qershor. Kostoja për prodhimin e fletëve të votimit arrin në 500 mijë dollarë, ndërsa anulimi i zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë e Kavajës i kushtoi buxhetit të shtetit një dëm prej 60 milionë lekësh të vjetër, për shkak se fletët e votimit ishin përgatitur për zgjedhjet e datës 7 maj.
Gjate mbledhjes anetaret e zgjedhur nga opozita ne KQZ kerkuan qe vendimi te merret te shtunen per te lene 5 dite kohe per ankimime te mundshme, por kjo kerkese u hodh poshte nga kater anetaret e mbeshtetur nga maxhoranca.
Renditja e partive në fletën e votimit
1. Partia Fryma e Re Demokratike
2. Partia Demokracia Sociale
3. Partia Aleanca Demokratike Shqiptare
4. Partia Aleanca Popullore për Drejtësi
5. Partia për Drejtësi, Integrimi dhe Unitet
6. Partia Sfida për Shqipërinë
7. Partia Aleanca Demokristiane
8. Partia Aleanca Arbnore Kombëtare
9. Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen
10. Partia Kristian Demokrate
11. Partia Lista e Barabartë
12. Partia Socialdemokrate
13. Partia Komuniste e Shqipërisë
14. Partia Lëvizja Socialiste për Integrim
15. Partia Socialiste e Shqipërise