Një studim i ri ka zbuluar se njerëzit ndihen të izoluar që kur kanë filluar të përdorin rrjetesociale pasi ato sjellin depresion, xhelozi si dhe ndjenjë inferioriteti.
Universiteti i Pittsburgh ka bërë një studim për njerëzit në moshat 19 deri 32 vjeç për të zbuluar se sa kohë kalojnë në rrjete sociale si: Facebook, Youtube, Twitter, Instagram, Snapchat, Tumblr etj.
Njerëzit që shpenzojnë më shumë se dy orë në ditë në rrjetesociale janë të prirur 2 herë më shumë që të jenë të prekur nga ndjenja e izolimit në shoqëri.
Studiuesit kanë zbuluar se kur individët shohin foto të tjerëve duke bërë jetë luksi në rrjete sociale nxiten nga ndjenja e xhelozisë.
Prandaj, ekspozimi i hapur ndaj rrjeteve sociale mund të nxisë shumë njerëz të bëjnë veprime të pamenduara dhe sugjerohet që të kalojnë sa më pak kohë në rrjete sociale.
Gjysmë ore në ditë është e pranueshme dhe do t’i bëjë njerëzit që të jenë shumë herë më të lumtur nga ana psikologjike.