Ja kush është pronari i 2 tonëve kanabis në Mat. Emri

367

Sekuestrohen 2 ton e 53 kilogramë ,lëndë narkotike e pa përpunuar , ( degë, kërcell e gjethe). Gjithashtu sekuestrohet edhe një armë zjarri Kallashnikov. Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike. Shpallet në kërkim pronari i tokës që i ka lëshuar tokën me qera shtetasit të arrestuar në flagrancë.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Mat, bazuar në Planin e Veprimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, “Mbi masat që duhen marrë për evidentimin dhe goditjen e fenomenit të sigurimit të farave për kultivimin e bimëve narkotike, në sera , tunele, dhe ambjente të tjera”, kanë organizuar grupe kontrolli për këtë qëllim.

Në kuadër të këtyre kontrolleve më datë 02.04.2017, në vendin e quajtur “Shullani i Vilës”, në fshatin Rrethë Baz, Mat, policia gjatë kontrollit në një tunel dhe në një kontenier në tokën e marrë me qera nga shtetasit Andreja Gjinaj, janë gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike e pa përpunaur, dega, kërcell e gjethë të bimës narkotike , e futur nëpër thasë. Nga kontrolli i ushtruar në tunel u gjetën dhe u sekuestruan 73 thasë , ndrësa në kontenier u gjetën 139 thasë të mbushur me lëndë narkotike të pa përpunuar.

Gjithashtu po gjatë kontrollit të ushtruar , policia gjeti në brendësi të kontenierit edhe një armë zjarri Kallashinkov. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Mat, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

Andreja Gjinaj, 33 vjeç, banues në fshatin Rrethë Baz, Mat, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”. Si dhe është shpallur në kërkim një shtetas tjetër, pronari i ligjshëm i tokës shtetasi E.D, 37 vjeç, i cili i ka lëshuar me qera tokën e tij shtetasit të arrestuar.

Vijojnë hetimet në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Rrethit Mat, për zbulimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë vepër të paligjshme. Materialet proceduriale i kaluan Prokuorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje të armëve luftarake dhe municionit” neni 283 e 25 si dhe 278 /1 të Kodit Penal.