Resortin spektakolar “San Alfonso del Mar” në Algarrobo të Kilit, ka pishinën më të madhe në botë, kjo është 20 pishina noti olimpike.
Pishina u hap në dhjetor të vitit 2006 pas pothuajse pesë viteve punë për ta ndërtuar.
Ajo madje bën pjesë edhe në librin e rekordeve Guiness.
Pishina është e gjatë 1013 metra dhe mbulon një sipërfaqe prej rreth 8 hektarësh,ndërsa është e mbushur me 66 milionë litra ujë të pastër kristal, transmeton dailymail.
Pishina është projektuar nga ndërtuesi vendas, Fermando Fischmann dhe sot llogaritet si atraksioni më i madh turistik i zonës.
Për pishinën në fund të saj përdoret një sistem kontrolli kompjuterik të thithjes dhe filtrimit të ujë nga oqeani, ndërsa dielli e ngroh atë në 26°C – nëntë gradë më të lartë se tempratura në det.
/bulqizaime.al/