ISP publikon raportin e monitorimit për deputetët: Në Dibër, Dhurata Çupi kryeson në efikasitet, Aurora Mara në fund të listës

61
Kuvendi i Shqipërisë

Instituti i Studimeve Politike (ISP) ka përfunduar monitorimin e aktiviteteve parlamentare, duke ofruar një analizë të efikasitetit të deputetëve për sesionet 2023 dhe 2024. Numri maksimal i pikëve është 100 dhe deputetët janë vlerësuar sipas të dhënave monitoruese për secilin kriter, përfshirë: propozimet ligjore, pjesëmarrjen në komisione dhe seanca plenare, si dhe angazhimin në publik dhe zonën zgjedhore.

Vlerësimi i deputetëve dalë nga lista e qarkut Dibër:
– Dhurata Çupi (PD) me 58 pikë
– Xhelal Mziu (PD) dhe Lavdrim Krrashi (PS) me 42 pikë secili
– Kreshnik Çollaku (PD) me 33 pikë
– Aurora Mara (PS) me 18 pikë

Efikasiteti i deputetëve në qarkun Dibër është 37.5 pikë, e cila reflekton një nivel të moderuar të angazhimit dhe performancës në këtë qark. Sipas ISP, ky rezultat nënvizon nevojën për përmirësim në mënyrën e funksionimit dhe aktivitetit të deputetëve në këtë zonë.