Ish të dënuarit politik që marrin dëmshpërblimin, shuma që përfitojnë

452

“Objektiv i këtij është shtyrja e afatit ligjor për paraqitjen e kërkesave për dëmshpërblim për subjektet e kategorisë parësore deri në datën 31.12.2017, duke krijuar mundësinë për përfitimin e dëmshpërblimit financiar për ish-të dënuarit që kanë vuajtur vetë dënimin gjatë regjimit komunist dhe janë ende në jetë, por që deri tani, nuk kanë mundur të përfitojnë dëmshpërblim për shkak se nuk kanë aplikuar brenda afatit ligjor.

Ashtu sikurse ligji nr.94/2014, projektligji synon përmbylljen e procesit të dëmshpërblimit për ata ish-të dënuar që kanë vuajtur vetë dënimin gjatë regjimit komunist, ish-të dënuar të gjallë, të cilët në bazë të nenit 12, të ligjit nr.8931/2007, të ndryshuar, konsiderohen subjekte përfituese parësore, por që, deri tani, nuk kanë mundur të përfitojnë dëmshpërblim për shkak se kanë aplikuar për të përfituar dëmshpërblim pas përfundimit të afatit ligjor, shkruan shqiptarja.com.

Projektligji parashikon rivendosjen në afat vetëm për subjektet përfituese parësore, duke i dhënë përparësi dëmshpërblimit të ish-të dënuarve që janë gjallë në momentin e kryerjes së pagesës në raport me trashëgimtarët e ish-të dënuarve politikë, bazuar në kritere objektive të vendosuara më parë nëpërmjet ligjit nr.94/2014, të tilla si: të jenë ata vetë që kanë vuajtur dënimin, gjinia, mosha, gjendja shëndetësore dhe nevojat e fëmijëve të tyre të mitur”, – thuhet në projektligjin, të miratuar tashmë nga Parlamenti.

“Mosparashikimi nga projektligji i rivendosjes në afat dhe për trashëgimtarët e ish-të dënuarve politikë lidhet me efektin financiar të projektligjit në raport me fondin vjetor në buxhetin e shtetit për dëmshpërblimin e kësaj shtrese, mbështetur edhe në vlerësimin e bërë nga Ministria e Financave për efektin financiar të projektligjit.

Nga ana tjetër, projektligji nuk përmban asnjë dispozitë që ndalon rivendosjen në afat të trashëgimtarëve të ish-të dënuarve të politikë, në çdo kohë kur një gjë e tillë do të vlerësohet e mundshme për t’u realizuar. Në paragrafin e dytë, të nenit 2, të ligjit nr.8931, datë 12.11.2007, Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve të regjimit komunist, të ndryshuar, përcaktohet se:

“Dëmshpërblimi financiar, sipas këtij ligji nuk përjashton marrjen e masave të tjera të njëkohshme ose të mëvonshme, ligjore apo administrative, në dobi të të persekutuarve e të dënuarve politikë, të cilat i shërbejnë rivendosjes së drejtësisë dhe dinjitetit shoqëror të kësaj shtrese apo krijimit të kushteve favorizuese për riintergrimin shoqëror të tyre”. Projektligji parashikon se kërkesat për përfitimin e dëmshpërblimit, të paraqitura nga subjektet e kategorisë parësore jashtë afatit ligjor, i cili ka qenë 1.7.2009, konsiderohen të vlefshme.

Ky parashikim është bërë me qëllim shmangien e burokracive dhe për të lehtësuar ish-të dënuarit nga detyrimi për të mbledhur dhe paraqitur edhe një herë pranë Ministrisë së Drejtësisë dokumentacionin e kërkuar dhe kërkesën për të përfituar dëmshpërblim”,  theksohet në këtë projektligj.

Me këtë projektligj synohet: − plotësimi i detyrimit kushtetues dhe ligjor për dëmshpërblimin financiar për ish-të dënuarit politikë të kategorisë përfituese parësore. Bëjnë pjesë në kategorinë e subjekteve përfituese parësore: ish-të dënuarat politike gra, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës; ish të dënuarit politikë, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshën mbi 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji; ish-të dënuarit politikë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda, sipas përcaktimit të aktit nënligjor të posaçëm; ish-të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët, pavarësisht nga mosha, kanë pasardhës të radhës së parë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji; ish-të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji; dhe ish-të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshën nën 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji. − shmangia e burokracive dhe lehtësimi i ish-të dënuarve politikë nga detyrimi për të mbledhur dhe paraqitur edhe një herë pranë Ministrisë së Drejtësisë dokumentacionin e kërkuar dhe kërkesën për përfitimin e dëmshpërblimit.

Për këtë, projektligji parashikon se aplikimet e dorëzuara në Ministrinë e Drejtësisë nga subjektet përfituese të kategorisë parësore, pas datës 1.7.2009, konsiderohen të vlefshme

Numri i përfituesve 

Ish të dënuar politikë të gjallë                      Numër përfitues                      Shuma lekë                    Shuma lekë/1 këst
Me burg dhe izolim në hetuesi                     293                                        895,076,000                     111,884,500
Me izolim në institucion psikiatrik                27                                          24,220,000                       3,027,500
Gjithsej                                                     320                                         919,296,000