Me ndryshimet e fundit në qeveri, ku janë shkarkuar 4 ministra mësohet se Ilir Beqja pas shkarkimit do të marrë në patronazh qarkun e Dibrës.
Beqja ishte dje në Bulqizë, ku vizitoi ambientet e spitalit dhe strukturat e Partisë Socialiste.
Beqja mbante detyrën e koordinatorit për qarkun e Kukësit, por që tani do të ketë edhe Dibrën.
Për Dibrën koordinator ka qenë Mimi Kodheli që do të vazhdoj në pozicionin e ministrit të Mbrojtjes.
Beqja përfolet që me shumë gjasa do të jetë i pari në listën për deputet në qarkun e Dibrës.
/bulqizaime.al/