Helmimi i afro 100 personave në Peshkopi, AKU bllokon pastiçerinë e qytetit

341

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Peshkopi, ku rreth 100 persona u paraqitën në spital me shenja helmimi, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar pastiçerinë e qytetit.

Më serioze kanë qenë 45 raste, të cilët janë shtruar në spital, mes tyre 30 te rritur dhe 15 fëmijë. Lajmi konfirmohet nga spitali rajonal i Peshkopisë ku sipas mjekëve të helmuarit u paraqitën me të vjella. Dyshimet më të forta janë se helmimi mund të ketë ardhur si pasojë e konsumimit të ëmbëlsirave në një pastiçeri në qytetin e Peshkopisë.

Por, burime për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se helmimi mund të ketë ardhur dhe si pasoje e konsumimit të uji i pijshëm. Ndërkohë, drejtori i Shëndetit Publik në Dibër bën me dije se analizat e ujit kanë treguar se helmimi nuk ka ardhur për shkak të tij. Inspektorët e AKU kanë bllokuar pastiçerinë në Peshkopi ku janë sekuestruar të gjitha produktet brenda saj.

Mostra të ëmbëlsirave janë dërguar për analizat bakteriologjike në Tiranë, ndërsa pritet përgjigja. Lidhur zbardhjen e kësaj ngjarje është angazhuar edhe Policia e Dibrës, e cila pohoi se rastet e para të helmimit janë shënuar në 6 qershor dhe kanë vijuar deri ditën e sotme. Të sëmurët janë nën kujdesin mjekësor, ndërsa po iu nënshtrohen analizave për të zbardhur të plotë shkakun e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË SË DIBRËS

Policia e Dibrës ka marrë njoftim për një fluks personash të paraqitur ditët e fundit në urgjencën e spitalit Rajonal Peshkopi me simptoma helmimi. Menjëherë pas informacionit të marrë, Policia ka ngritur grupin hetimor dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Spitalit Peshkopi, kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun nga se ka ardhur helmimi i këtyre shtetasve.