Google Chrome vjen me një version të ri që kursen baterinë e lap topit

317

Google Chrome përdoret së tepërmi si një alternativë me e lehtë ndaj alternativave më të ngadalta sic është Internet Explorer dhe Firefox.

Por ama Chrome dihet po ashtu se e ngadalëson shumë CPU .

Tani Google, sipas TechSot.al e ka adresuar dhe i ka dhënë zgjidhje këtij problemi duke ulur shpejtësinë e dritareve në background në mënyrë që ato të mos harxhojnë kohën e CPU, duke kursyer kështu bateri.

Sipas një analize në portalin Chromium, ndryshimi i cili erdhi bashkë me versionin e ri të Chrome që është versioni 57, i bën dritaret në background 25% më pak të zëna.

Kjo supozohet të ketë një impakt të konsiderueshëm në jetëgjatësinë e baterisë tuaj, edhe pse Google nuk e publikoi se sa do të zgjaste.

Ky ndryshim nuk do të ndikojë lidhjet audio dhe lidhjet në kohë reale sic janë ËebSockets dhe WebRTC.