Gjykata e Matit la në burg 10 prej të arrestuarve për kultivim droge

627
Gjykatën e Matit. Foto: Sami Curri

Gjykata e Matit ka dhënë këtë të dielë masat e sigurisë për 14 personat e arrestuar gjatë një operacioni, kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se në burg janë lënë 10 prej të arrestuarve: Gëzim dhe Vilson Koleci, Idajet dhe Lezan Koleci, Mehmet Koleci dhe Fatjon Doda, Rasim Gjeçuki dhe Albert Koleci, Gestian Koleci dhe Agim Koleci.

Ndërsa në arrest shtëpie janë lënë Gazmir Gjeçuki, Esat Koleci dhe Asim Hespapa.

Në harkun kohor 2019-2020 janë identifikuar e asgjësuar nga policia 4, 165 bimë narkotike, për të cilën fajësohen personat e arrestuar.

Sipas policisë, organizator i kësaj është Gëzim Koleci, me detyrë kryetar i fshatit Lam i Madh, i cili organizonte punën për kultivimin e bimëve, dhe më pas gjetje e tregut që e siguronte nëpërmjet djemve të tij. Gjithashtu janë sekuestruar një armë zjarri, municione luftarakë dhe 13 telefona që përdoreshin nga të lart përmendurit.