FURTUNË NË QEVERI/ Ja kush janë ministrat e tjerë që përfolen për t’u larguar

431

Largimi i mnistrit të Brendshëm Saimir Tahiri duket se nuk është e fundit në kabinetin Rama, i cili pritet të ribëhet gjatë kësaj jave.

Mësohet së gjatë ditëve në vijim do të largohen edhe ministra të tjerë që janë drejtues politik në qarqe për Partinë Socialiste. Të tillë janë edhe Blendi Klosi, Damian Gjiknuri, Lindita Nikolla apo Ilir Beqja.

News 24 njofton duke iu referuar burimeve nga Partia Socialiste se ministrat do të largohen për t’u angazhuar në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 18 qershorit.

Kur erdhi në pushtet, Edi Rama vendosi rregullin që ministrat nuk do të kenë mandat deputeti duke bërë që ata t’i dorëzojnë mandatet pas marrjes së detyrës.