FOTO/ Zbatuesit e projektit FLED takim në bashkinë Bulqizë

375

Zbatuesit e projektit FLED kanë zhvilluar një takim në bashkinë Bulqizë për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe zhvillimin e turizmit rural.

Në këtë takim, përfaqësuesit e FLED u pritën nga kryetari i bashkisë Bulqizë, Melaim Damzi së bashku me stafin e Drejtorisë së Shërbimit Pyjor dhe Drejtorisë për Edukimin dhe Turizmin.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e krijuar, si dhe kontributin e FLED për forcimin e strukturave, ndërtimin e modeleve, fuqizimin e stafeve dhe shoqatave për promovimin e modeleve më të mira të menaxhimit tradicional të pyjeve bashkiake.

FLED ka zhvilluar takime edhe në Ulëz dhe Peshkopi, me të gjithë aktorët, federata aktive në ndërgjegjësimin, planifikimin për rolin e përdoruesve në pyjet bashkiake; Mbështje dhe krijimin e modeleve në toka inproduktive me fokus asistimin e grupeve vulnerable, krijimi i modelve për kultivimin e bimëve mjekësore, me asistencën e “Agro Produkt” Kosovë, për mbjelljen e fidanëve të parë.

(Foto nga FLED)

/bulqizaime.al/