Instituti i Hegjenës ka vendosur se paisjet që ndodhen në pavionin e pediatrisë në Spitalin e Bulqizës, janë të papërshtatshme për t’u përdorur. Instituti i Higjenës e ka depozituar këtë konstatim edhe në Drejtorinë e Spitalit të Bulqizës, duke lënë si detyrë përmirësimin e kushteve, transmeton bulqizaime.al.
Problemet në pavionin e pediatrisë janë të mbartura prej vitesh. Rasti i këtij pavioni është raportuar disa herë në Bulqiza ime, për kushtet e vështira në të cilat ndodhet. Duke filluar që nga kaseta elektrike që është lënë e hapur, duke u kthyer në një rrezik shumë serioz; mungesa e ngrohjes nëpër dhoma dhe e shtretërve, ku fëmijët nuk arrijnë të marrin shërbimin që kanë nevojë.
Por ka edhe më tepër, në këtë pavion duket se është harruar gjithçka, mungesa e komedinave ku përndërit e fëmijëve mund të vendosin ushqimin për të vegjlit është një problem tjetër tepër serioz.
Dhoma e renamiacionit në këtë pavion lë shumë për të dëshiruar pasi në të mungojnë shumë paisje.
Në këtë pavion, në ditë numri i vizitave mesatarisht mund të shkojë deri në 20, ndërsa shtrimet varjojnë nga 7-të deri në 12-të raste.
Do të vazhdojmë të dëgjojmë për investime në Spitalin e Bulqizës, por që e vetmja shëndetësi falas dhe e vetmja shëndetësi që funksionon janë paratë që u shkojnë kocnesionerëve, ku në katër vite llogaritet të ketë kapur shifrën e mbi 400 milionë euro.
/bulqizaime.al/