Paraditen e sotme reshjet e dëborës kanë zbardhur zonën mineral mbajtëse D në Bulqizë.
Siç raportohet, dëbora nuk ka krijuar probleme, ndërsa në zona më të ulta është me reshje shiu.
Sipas parashikimit të motit për Dibrën, reshjet e shiun do të pushtojnë të gjithë qarkun deri ditën e mërkurë. Tempraturat pritet të shënojnë maksimalja 12 gradë celsius dhe minimalja 5 gradë.
/bulqizaime.al/