Xhamia Shupenzë, pjesë e Myftinisë Bulqizë ka mbledhur disa ndihma për familjet në nevojë. Sipas faqes zyrtare të kësaj xhamie në rrjetin social Facebook, këto ndihma janë mundësuar nga bizneset e zonës, nën kujdesin e imamit të kësaj xhamie.
Ndihmat janë në ushqime dhe kjo në kuadër të nismës ndihmo një jetim dhe një të varfër, ndërmarrë nga besimtarët e Shupenzës.
/bulqizaime.al/
(Foto marrë nga Xhamia Shupenzë)