FOTO/ Kapet sasi e madhe droge në Dibër

441

Një sasi prej 38 kg kanabis të paketuar dhe rreth 100 kg e papërpunuar e futur në thasë është sekuestruar nga Policia e Dibrës.

Gjatë kontrolleve të njëpasnjëshme të ushtruara nga efektivët e policisë së Dibrës për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, në vendin e quajtur “fushë-Kastriot”, në një banesë të pa banuar është gjetur dhe sekuestruar sasia e drogës, njofton policia.

Në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar në ambientet e policisë 3 persona si të dyshuar për këtë ngjarje, ku po merren në pyetje nga specialistët për narkotikët.

Image